Agim Ibraimi po rrikthehet te Shkëndija?

Agim Ibraimi ka pasur një takim me drejtuesit e klubit të Shkëndijës dhe si duket palët kanë arritur akordin. Ende asgjë nuk është konkrete, mirëpo sipas disa informacioneve jozyrtare ditëve në vijim pritet të bëhet edhe promovimi i tij te “kuqziënjët”.

Ibraimi sezonin e kaluar ishte pjesë e Astanës së Kazakistanit, mirëpo për shkak të lëndimit shumicën e ndeshjeve ishte jasht terrenit. Në fillim të qershorit për të shfaqi interesim skuadra e Lubjanës dhe disa klube tjera, ku mes tjerash edhe Maribori, ku kishte luajtur më herët.

Leave a Reply