Roma angazhon super sulmuesin e Boka Xhuniors (VIDEO)

Sulmuesi i Boka Xhuniors, Dario Benedeto është fare pranë transferimit te skuadra e Romës. Lajmin e ka bërë publik vetë agjenti i tij, i cili tha se për shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar interesohen edhe disa klube të njohura evropiane, mirëpo Roma është skuadra më konkrete dhe më këmbëngulëse në angazhimin e Benedeto.

“Dario ka zgjuar interesimin e disa klubeve të njohura evropiane. Të gjithë ato skuadra e dëshirojnë atë në skuadër, mirëpo Roma është më konkrete. Tani për tani vetëm kemi biseduar, dhe ai është i kënaqur me këto bisedime që kemi zhvilluar. Boka Xhuniors për shërbimet e tij kërkon 20 milion euro. Për Darion do ishte shumë me rëndësi që të luante në Evropë. Paga e tij? Ajo është shumë e lartë për standardin amerikano jugor, mirëpo jo edhe për italianët” – tha agjenti i futbollistit, Ruxhero Laserena.

Bendeto sezonin e fundit me petkun e Boka Xhuniors në 19 ndeshje realizoi 14 gola.

Leave a Reply