LE, Norrkoping – Prishtina drejtëpërdrejtë në RTK

Ndeshjen e parë të Prishtinës në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropa gjithë futbolldashësit shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin përmes Radio Televizionit të Kosovës, i cili ka marrë të drejtat për të transmetuar këtë ndeshje historike për skuadrën nga kryeqendra kosovare.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit kosovar, që me siguri ka gëzuar shumë fansa të kësaj skuadre.

Mirëpo për dallim nga kjo ndeshje, në asnjë TV shqiptare nuk u transmetua ndeshja historike e Trepça ’89 ndaj skuadrës së Vikingur nga Ishujt Faroe, ndeshje kjo e vlefshme për para eliminatoret e Ligës së Kampionëve Evropian.

Trepça ’89 që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani pësoi disfatë 2:1, mirëpo mungesa e transmetimit në TV zbehu rëndësinë e kësaj ndeshje, që me shumë gjasa emrin e udhëtuesit për më tutje do ta jap vetëm pas ndeshjes së kthimit në Mitrovicë, që në program është me datë 04 korrik.

Leave a Reply