Dështojnë Prishtina dhe Tirana, Skënderbeu mezi mundi Sant Julian

Dy skuadrat nga kryeqendrat shqiptare, Prishtina dhe Tirana kanë dështuar në ndeshjet e para eliminatore të Liga Evropa, duke ësuar disfata në përballjet ndaj Norrkopingut, gjegjësisht Makabi Tel Avivit.

Prishtina pësoi disfatë të thellë 5:0 ndaj suedezëve të Norrkoping, derisa Tirana pësoi disfatë 2:0 në Tel Aviv, duke bërë që gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm të jenë minimale.

Nëse shtojma edhe disfatën e Partizanit nga Botev Plovdivi (1:3), skuadrat shqiptare mund të thuhet se dështuan në ndeshjet e para eliminatore të Liga Evropa, me përjashtim të Skënderbeut dhe Shkëndijës që shënuan fitore ndaj kundërshtarëve të tyre.

Skënderbeu edhe pse pritej që të merrte një fitore më të thellë ndaj modestëve të Sant Julia nga Andora, në fund u mjaftua me vetëm një gol të Liridon Latifit në minutën e 69-të, derisa Shkëndija ishte skuadra e vetme që dëshmoi cilësitë e saj të vërteta duke mundur Daçian me rezultatin e thellë 3:0.

 

LIGA EUROPA, Turi i parë eliminatorë
E enjte, më 29 qershor, ora 20:00
Norrkoping – Prishtina 5:0
Shënues: Karlson 10’, Anderson 24’, Eliason 26’, Holmberg 31’, 40’
Makabi Tel Aviv – Tirana 2:0
Shënues: Cohen 27’, Dasa 64’
Skënderbeu – Sant Julia 1:0
Shënues: Latifi 69’
Shkëndija – Daçia 3:0
B.Ibraimi 6’, M. Radeski 10’, 75’
Partizani – Botev Plovdiv 1:3
Xh. Sukaj 5’ – Nedelev 62’, Kossoko 27’, 88’

Leave a Reply