Çalhanoglu arriti në Milano, nesër prezantohet si “kuq e zi”

Hakan Çalhanoglu ka mbërritur në Milano, ku fllimisht pritet që të ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratë me skuadrën e Milanit.

Mesfushori turk, i mbështetur fuqimisht nga menaxheri i ekipit Mirabelli, te “rossonerët” do të arrijë për një shifër prej 20 milion euro.

Ai në aeroportin Linate arriti në ora 13:40, ndërsa siç raportojnë mediat italiane Çalhanoglu nesër pritet të ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas edhe të firmos kontratën me skuadrën “kuq e zi”, e cila vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinj.

Çalhanoglu tre vitet e fundit ishte pjesë e Bajer Leverkusenit, ndërsa lajmin për largimin e tij nga skuadra gjermane, Çalhanoglu ua ka thënë edhe shokëve të tij të skuadrës, ku ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar “farmaceutët” për ato vite bashkë që kishin kaluar:”Falemenderit Bajer, por tash fillon një sfidë e re për mua”.

Hakan Çalhanoglu do të bëhet përforcimi i 6-të i Milanit kinez, pasi më parë ata nënshkruan marrëveshje edhe me Mateo Musakio (Viljareal),  Rikardo Rodrigez (Volfsburg), Frank Kesie (Atalanta), Andre Silva (Porto) dhe Fabio Borini (Sandërlend).

Leave a Reply