Shkëndija huazon Ersin Fetahun te Gostivari

Futbollisti i talentuar i Shkëndijës, Ersin Fetahu, i cili ditë më parë vazhdoi kontratën me Shkëndijën edhe për dy vite tjera, është huazuar te Gostivari për 6 muajt e rradhës.

Kështu vendosën drejtuesit e klubit tetovar, që shpresojnë se Fetahu te skuadra e tij e re do të ngritet si futbollist dhe do të përfitojë në hapësirë më të mëdha, që për fat të keq te Shkëndija i mungonte për shkak konkurrencës së madhe.

Është kjo hera e katërt që Shkëndija huazon këtë talent 20-vjeçar, i cili në dy raste mbronte ngjyrat e skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa një gjysëmsezon ai ishte huazuar edhe te skuadra e Vëllazërimit nga Kërçova.

Me këtë huazim kanë mbetur të kënaqur edhe nga tabori i Gostivarit, skuadër kjo e cila sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply