Rron Ramadani, “Terr Shtegeni” i ri nga Maqedonia (FOTO)

Në kohën kur të gjithë synojnë të arrijnë diçka të madhe në jetë dhe gjithmonë bazohen te ndonjë personalitet që e ka bërë të njejtën më parë, më se normale është edhe ëndëra e fëmijëve që pretendojnë një të ardhme me syt e drejtuar kah yjet botërore.

E njejta situatë qëndron edhe me Rron Ramadanin, portierin e fëmijëve të gjeneratës 2008 të klubit Albion nga Shkupi. Ramadani mbron rrjetën në këtë skuadër, të cilën e bënë me shumë vullnet dhe dëshirë, ndërsa për një të ardhme jo edhe të largët pretendon të arrijë t’i prek majat e këtij sporti.

Ai në mendjen e tij ka që me kalimin e kohës të profesinalizohet dhe hap pas hapi të arrijë nivelin e portierit të madh të gjigandëve spanjoll të Barcelonës, Ter Shtegen.

“Unë i mbroj ngjyrat e klubit Albion.  E dua shumë futbollin dhe përveç angazhimeve që kam në shkollë, mirrem edhe me këtë sport. Kam mbështetje nga familja, babai më jep përkrahjen më të madhe dhe ai ka qenë iniciatori që më ka ofruar te FC Albion. Unë nga ekipet e mëdha favorizojë Barcelonën, ndërsa dëshirojë që në të ardhmen të bëhem si Ter Shtegeni”, është shprehur për “InfOSport.mk portieri i FC Albion, Rron Ramadani.

9 vjeçari nga Shkupi me ambicie të mëdha,  pjesë e këtij klubi u bë para 1 viti, ndërsa sinjalet fillastare kanë rezultuar se Ramadani posedon talent dhe se me punë maksimale premton një të ardhme të ndritur.

Ramadani gjithashtu është vlerësuar edhe nga trajneri i këtij klubi, Isamedin Baliç, me këtë të fundit që ka besim të madh në potencialin e të riut si dhe plotë të tjerëve që janë pjesëtar të FC Albion.

Në linkun më poshtë mund të njiheni me klubin e fëmijëve nga Shkupi, FC Albion.

Leave a Reply