Ja cilët arbitra do ju referojnë Pelisterit dhe Rabotniçkit në LE

Të enjten dy skuadrat përfaqësuesese maqedonase do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të kthimit në kuadër të turit të parë eliminatorë në Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.

Pelisteri në Strumicë do të mirëpret polakët e Leh Poznan, ndaj së cilës skuadër të përzgjedhurit e trajnerit Naxhi Shensoj duhet bërë mrrekulli për të shpresuar në kualifikimin e mundshëm për në turin e dytë. Skuadra nga Manastiri në Poznan pësoi disfatë të thellë 4:0, ashtu që vështirë është për të pritur se skuadra fituese e Kupës së Maqedonisë për edicionin e kaluar mund të kalojë pengesën e quajtur, Leh Poznan. Arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë francezi, Fransoa Leteshie, të cilit do ti ndihmojë bashkëvendasit e tij, Nikolas  Dano dhe Siril Munie, derisa arbitër i katërt do të jetë Mikael Lesazh.

Ndeshja në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të startojë në ora 17:00, ndërkohë gjysmë ore më vonë në fushën e stadiumit afër kompleksit të FFM-së, Rabotniçki do të mirëpret skuadrën e Tre Pene nga San Marino.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajnë arbitrat nga Lituania me në krye Manfredas Lukjancukas, ndërsa ndihmës të tij do të jetë Vitis Snarskis dhe Aleksandr Radius. Arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Minaugas Jackus.

Rikujtojmë Rabotniçki në ndeshjen e parë në San Marino shënoi fitore minimale 1:0.

Leave a Reply