Edhe një futbollist maqedonas në futbollin kosovar!?

Futbollit kosovar mund ti bashkohet edhe një futbollist tjetër maqedonas. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Toni Xhangarovskin, i cili pritet të nënshkruajë me ekipin e Llapit.

Toni Xhangarovski ka shumë eksperiencë dhe mund ta ndihmojë Llapin në arritjen e objektivave për sezonin e ri futbollistik.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa në transferimin e tij te skuadra nga Podujeva po ndërmjetëson menaxheri shkupjan, Sulltan Baba.

Toni Xhangarovski ka një karrierë të pasur futbollistike, duke luajtur me skuadrat si Napredoku, Sileksi, Vardari, EuroMilku dhe Makedonija Gjorçe Petrov në Maqedoni, ndërsa gjithashtu pas vetes ka edhe një karrierë ndërkombëtare, ku ka luajtur me skuadrat si Zwekapin United FC në Mianmar dhe Maziya S&RC nga Maldivi.

LIRIA E PRIZRENIT TANSFERON MBROJTËSIN E BREGALLNICËS (VIDEO)

Rikujtojmë javë më parë në Vala Superligën e Kosovës u transferua futbollisti i Bregallnicës, Stefan Kocev, i cili nënshkroi kontratë me Lirinë e Prizrenit.

Leave a Reply