Renova cakton miqësoret e para në Ohër

Skuadra e Renovës prej sot është zhvendosur në Ohër, ku në 10 ditët në vazhdim do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve para startit të sezonit të ri, që është paralajmëruar të startojë me 13 gusht, njofton “infOSport.mk”.

Në formacion të plotë trajnerit Kostov në stadiumin “Atina Bojaxhi” në qytetin e bukur të Ohrit kreu stërvitjen e parë me skuadrën nga Xhepçishti, që tashmë ka caktuar edhe dy miqëosret e para.

Ndeshjen e parë kontrolluese në Ohër, të përzgjedhurit e trajnerit Vllatko Kostov do ta zhvillojnë me 09 korrik kundër Pobedës nga Prilepi, derisa vetëm 3 ditë më pas “bardhekaltërit” nga Tetova, do të ndajnë mejdanin me skuadrën e Gostivarit, që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim.

Foto: gol.mk

Leave a Reply