Qershinë mbi tortë, Milani e lë për në fund! Gati transferimi 80 milionësh

Skuadra e Milanit pa dyshim se është një ndër skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. “Rossonerët” deri më tani kanë zyrtarizuar 7 blerje, mirëpo si duket ende nuk e kanë dhënë fjalën e fundit kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve të rinj.

Dhe si duket qershinë mbi tortë e kanë lënë për në fund. Nuk është Lukas Bilja, por është sulmuesi gabonez, Pier Emerik Obamejang, ai i cili mund të udhëheq sulmin “kuq e zi” në sezonin e ri.

Oferta e “milanezëve” është plotë 80 milion euro, një shumë kjo rekord për Milanin, që deri më tani nuk e ka paguar asnjëherë më parë gjatë transferimeve të futbollistëve të rinj.

Në këtë mënyrë drejtuesit e rinj të Milanit dëshirojnë të përmirësojnë gabimin e paraardhësve të tyre, kur në vitin 2012-të e kishin shitur atë te skuadra franceze e Sent Etien për vetëm 1.8 milion euro.

Marrëveshja që pritet ti ofrojnë drejtuesit e Milanit sulmuesit të Borusia Dortmundit, do e bënte atë futbollistin më të shtrenjtë në Serie A, me një pagë vjetore prej 8 milion euro.

Deri më tani Milani transferoi këta futbollistë, Andre Silva (35 milion euro), Frank Kesie (28 milion euro), Andrea Konti (24 milion+bonuse), Hakan Çalhanoglu (22 milion+bonuse), Mateo Musakio (18 milion euro), Rikardo Rodrigez (18 milion euro), dhe Fabio Borini (6 milion euro).

Leave a Reply