Barcelona e Çavit shtang Realin me dy gola midis Santiago Bernabeut (VIDEO)

Është zhbllokuar sfida e shumë pritur midis Realit të Madridit dhe Barcelonës, apo ndryshe e njohur si “El Clasico”, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, njofton “infOSport.mk”.

Janë miqtë nga Katalunja që shënuan të parët në këtë super përballje, edhe atë në minutën e 29-të, kur Obamejang me kokë shënoi në rrjetën e Kurtua.

Ky i fundit pak minuta më parë i mohoi golin sulmuesit të Barcelonës, i cili u shfaq i rrezikshëm edhe në minutën e 35-të, mirëpo në këtë rast fitues doli portieri belg.

GOLI I OBAMEJANG 

Reali u kanos më seriozisht me Vinicius, mirëpo ky i fundit edhe pse foli i vetëm para Ter Shtegen, humbi ekuilibrin në një moment jo të duhur, dhe ë vend që të përfitonte penalti, ai humbi mundësinë edhe për të shënuar, ndërsa shumë shpejtë në anën tjetër erdhi dënimi nga ana e futbollistëve të Barcelonës, që me anë të mbrojtësit Araujo shënuan edhe golin e dytë.

Uruguaiani përfitoi nga një harkim në zonë nga goditja e këndit, duke shënuar një super gol me kokë në rrjetën e Kurtua në minutën e 39-të. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply