Barcelona e nis edhe më furrishëm pjesën e dytë, Tores dhe Obamejang demolojnë “mbretërit” (VIDEO)

E ka nisur edhe më furrishëm pjesën e dytë Barcelona e Çavit, duke shënuar dy gola vetëm brenda 6 miutave të para, shkruan “infOSport.mk”.

Autorë i golit të parë në 45 minutëshin e dytë është Feran Tores, i cili paraprakisht humbi një rast të qindtpërqindtë, kur i vetëm përballë Kurtua nuk arriti të shënojë, mirëpo nuk fali në minutën e 47-të, kur pranoi një super asist me thembër nga ana e Obamejang, i cili në minutën e 51-të shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Kurtua.

GOLI I FERAN TORRES 

Këtë herë ishte Feran Tores në rolin e asistuesit, ndërsa duheshe që të reagojnë nga dhoma VAR për të pranuar golin e ish sulmuesit të Arsenalit, i cili me ardhjen te Barcelona thuajse ka rilindur për herë të dytë dhe po shkëlqen me fanellën “blaugrana”. (infOSport.mk)

GOLI I OBAMEJANG 

Leave a Reply