Shikov i bashkohet Llullakut te Tobol

Mbrojtësi i Rabotniçkit dhe njëherit anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë, Vançe Shikov, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te skuadra e Tobol në kampionatin elitarë të Kazakistianit.

Mbrojtësi 31-vjeçar me ekipin kazak ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Largimi i tij nga rradhët e “romantikëve” do të lë një zbrastirë të madhe në repartin e mbrojtjes, ku pritet reagimi i drejtuesve të skuadrës shkupjane, për të sjellë një zëvendësim adekuat, që do ndihmonte skuadrën në rrugëtimin e ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa.

Futbollisti me origjinë nga Kavadari, ekipit të Tobol do i bashkohet të mërkurën, ndërsa rikujtojmë që javë më parë drejtuesit e kësaj skuadre angazhuan në formë huazimi edhe sulmuesin shqiptarë, Azdren Llullaku.

Aktualisht Tobol pas 19 xhirove në elitën e futbollit kazak renditet në pozitën e 5-të, me 25 pikë, duke potencuar se ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë të hënën si mysafir ndaj I. Pavlodar  .

Leave a Reply