Shkëndija nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Helsinkun

Shkëndija prej sot në ora 12:00 edhe zyrtarisht ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e raundit të dytë në Liga Evropa kundër Helsinkut.

Ndeshja në fjalë mund të ndiqet për 200 denarë, ndërsa të njëjtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit Mktickets.

Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë, ku të enjten me fillim në ora 18:00 do të zhvillohet edhe ndeshja e parë midis Shkëndijës dhe Helsinkut.

Rikujtojmë Shkëndija në turin e parë eliminatorë me rezultatin e përgjithshëm 7:0 eliminoi skuadrën moldave të Daçias, derisa HJK Helsinku me rezultatin e përgjithshëm 3:1, eliminoi skuadrën e Connah’s Q. nga Uellsi.

Leave a Reply