Azdren Llullaku e nis me gol te Tobol

Azdren Llullaku e ka nisur me gol aventurën e tij te skuadra Tobol. Llullaku shënoi mbrëmë ndaj Irtysh Pavlodar, duke i dhuruar kështu skuadrës së tij 3 pikë të arta si mysafir.

Llullaku golin arriti ta shënoi në minutën e 84-t, me Tobol që gjeti fitoren pas 4 ndeshjeve në kampionatin e Azerbejxhanit.

Aktualisht skuadra e sulmuesit shqiptar mban vendin e 5 në kampionat me 28 pikë të grumbulluara. Kujtojmë që Llullaku është huazuar nga Astana, pasi në sezonin e parë nuk e tregoi vetën te këta të fundit.

Vlenë të cekim se pikërisht në skuadrën Tobol, disa ditë më parë arriti marrëveshje edhe reprezentuesi i Maqedonisë, Vançe Shikov.

Leave a Reply