NBA sezonin e ri e fillon me ndryshime

Drejtuesit e Ligës profesioniste të basketbollit amerikan, NBA, kanë bërë disa ndryshime të reja për sezonin e ri 2017/18. Në një mbledhje të mbajtur në Las Vegas, janë miratur disa ndryshime, ndërsa në mesin e tyre është edhe shkurtimi i pushimëve.

Në rregullativën e re, numri i pushimëve është ulur nga 18 në 14, ndërsa është bërë edhe shkurtimi i kohës së tyre nga 3 në 2 minuta maksimum.

“Më pak ndërprerje të lojës, sidomos në minutat e fundit të ndeshjeve do ta bëjë takimin më interesant dhe do t’i argëtojë më shumë tifozët” janë shprehur drejtuesit e NBA-së.

Leave a Reply