Lena dhe Emini nëse kalojnë Sherifin, ndeshen me Agollin

Skuadra e Kukësit në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, pësoi disfatë minimale 1:0 në transfertën ndaj moldavëve të Sherif Tiraspol, një disfatë kjo që mban gjallë shpresat e kuksianëve, se në ndeshjen e kthimit në Elbasan do ta përmbysin dhe se do të kalojnë në raundin e tretë.

Dhe nëse vërtetë bëjnë një gjë të tillë, atëherë skuadra ku luajnë dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Nijas Lena dhe Izair Emini, do të përballej me Karabagun e Ansi Agollit, që veçmë ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë, pas asaj fitore të thellë 5:0 në ndeshjen e parë të turit të dytë ndaj gjeorgjianëve të Samtredia.

Ndeshjen e parë Kukësi do ta zhvillonte në transfertë me 25/26 korrik, derisa ndeshja e kthimit do të zhvillohej në “Elbasan Arena” me datë 01/02 gusht.

Leave a Reply