Shkëndija e eliminoi vitin e kaluar, Skënderbeu përballet këtë vit!

Skuadra e Skënderbeut ka peshkuar fituesin e çiftit Shamrok – Mlada Boleslav në shortin e turit të tretë të Liga Europa. Skuadra çeke në ndeshjen e parë në Irlandë kishte shënuar fitore me rezultatin 3:2, dhe janë thuajse të kualifikuar, ndaj Skënderbeu mund të mendojë që tani për ata, por natyrisht që së pari herë do të duhet të kalojë Kairat Almatin.

Në ndeshjen e parë në transfertë skuadra korçare kishte barazuar 1:1, ashtu që gjasat e skuadrës së Ilir Dajës, janë shumë të mëdha që në raundin e tretë të përballet me Mlada Boleslav, kundërshtarin e vitit të kaluar të Shkëndijës, të cilin skuadra tetovare e kishte eliminuar po në të njëjtën fazë, duke mundur 2:0 në Shkup, fitore ajo që doli të jetë vendimtare në kualifikimin e mëtejshëm të skuadrës tetovare, që në ndeshjen e dytë kishte pësuar disfatë minimale 1:0.

Ndeshjen e parë Skënderbeu do ta zhvillojë në transfertë me 27 korrik, ndërsa atë të kthimit një javë më pas në Shqipëri.

Leave a Reply