Interi mundet nga Nurnbergu (VIDEO)

Interi ka pësuar humbje 2:1 në miqësoren nga Nurnbergu. Të tre golat në këtë ndeshje u regjistruan gjatë pjesës së dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 10 minutash.

Rurik Gislason në minutën e 55-të shënoi golin e parë për Nurnbergun, ndërsa nuk vonoi shumë dhe vetëm 6 minuta më pas Mikael Ishak shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “neroaxurrëve”.

Golin e nderit për skuadrën e Luçiano Spaletit e shënoi sulmuesi Eder në minutën e 65-të.

Kjo humbje u ka dërguar sinjale të qarta drejtuesve të klubit se kanë nevojë sa më shpejt për transferime të reja në skuadër, një gjë që po kërkon vazhdimisht edhe trajneri i tyre Spaleti, që vazhdon të shpresojë që “zikaltërit” t’i mbajnë premtimet.

 

Nurnberg 2-1 Inter  (PP 0-1)
Golashënues: Gislason 55, Ishak 61, Eder 65.
INTER: 1 Handanovic (27 Padelli 46); 33 D’Ambrosio (37 Skriniar 77), 37 Skriniar (13 Ranocchia 46), 25 Miranda (24 Murillo 46), 61 Vanheusden (55 Nagatomo 46); 20 Borja Valero (5 Gagliardini 46), 7 Kondogbia (11 Biabiany 67); 87 Candreva (96 Barbosa 46), 77 Brozovic, 11 Biabiany (10 Joao Mario 46); 23 Eder.
NURNBERG: 24 Bredlow, 7 Salli (9 Ishak 59), 11 Zrelak (19 Gislason 46), 14 Mohwald (36 Teuchert 72), 17 Krek (27 Sabir 62), 18 Behrens (20 Jager 77), 22 Valentini (2 Brecko 77), 23 Leibold, 31 Petrak, 38 Loëen, 39 Kammerbauer (33 Margreietter 46).

Leave a Reply