Rodrigez debuton me fitore te Bajerni i Munihut (VIDEO)

Përforcimi më i ri i Bajernit të Munihut, Hames Rodrigez, ka debutuar me fitore me fanellën e “bavarezëv” në kuadër të blic turneut “Telekom Cup” në Gladbah.

Skuadra e Karlo Ançelotit doli të jetë fitues i këtij turneu, pasi në finalen e madhe mundi Verder Bremenin me rezultatin 2:0.

Para këtij takimi, “bavarezët” me rezultatin minimal 1:0 mundën Hofenhajmin, derisa Verder Bremeni pas ekzekutimit të penaltive me reuzltatin 5:3 mundi Borusia Menhengladbahun. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në harkun e 45 minutave të para.

Në ndeshjen e parë ndaj Hhofenhajmit, Hames Rodrigez në lojë u inkuadrua si rezervë, derisa në ndeshjen e dytë ai luajti titullarë. Në të dyja ndeshjet kolumbiani shkëlqeu me teknikën e tij si dhe me goditjet e tij me të majtën.

Mediat gjermane shkruajnë se futbollisti i huazuar nga rradhët e Realit të Madridit kishte marrë pjesë në të dy golat e “bavarezëve” ndaj Verderit në ndeshjen finale, edhe pse nuk dha ndonjë asist, apo për të shënuar ndonjë gol.

Tomas Myler (13’) dhe Huan Bernat (34’) ishin autorë të golave për Bajernin e Mmunihut në ndeshjen finale, ku Bajerni kishte mundësinë që të shënojë edhe një gol tjetër, në rast se Myler në minutën e 36-të ishte i saktë nga pika e bardhë.

Ndryshe golin e vetëm në ndeshjen gjysmëfinale për Bajernin e kishte shënuar, Robert Levandovski.

“Ndjehem mirë dhe vërtetë jam i lumtur. Dalë nga dalë do të kthehem në formë” – tha shkurt pas përfundimit të turneut, Hames Rodrigez.

Kolumbiani në të dyja ndeshjet luajti si mesfushorë në skemën e zgjedhur nga ana e trajnerit Ançeloti, 4-2-3-1.

Leave a Reply