Çfarë gabimi trashanik i portierit të PSZH-së, Trapp (VIDEO)

Totenhami po avanson për herë të parë në ndeshjen ndaj Paris Sen Zhermenit, edhe atë falë një gabimi trashanik të portierit kundërshtarë, Trap.

Ky i fundit në tentativë për të pastruar rrezikun para portës së tij, qëlloi futbollistin kundërshtarë Erik Dajer, duke i dhënë mundësinë Totenhamit që për herë të parë të avansojë në këtë ndeshje.

2:1 është rezultati në favor të skuadrës angleze, që në këtë mënyrë arriti të neutralizojë golin e Edison Kavanit të shënuar që në minutën e 6-të.

Rikujtojmë golin e barazimit për Totenhamin në këtë përballje e realizoi Eriksen në minutën e 12-të, kur shënoi një super gol nga distanca.

 

Leave a Reply