Jasir Asani largohet nga FC Shkupi!?

Jasir Asani sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. Kështu shkruan “lajm”, burimet e së cilës gazetë bëjnë me dije se futbollisti i talentuar shkupjan, pas vetëm 6 muajve të kaluar në Çair do ti thotë lamtumirë skuadrës “bardhekaltër”.

Sipas të njëjtit burim Asani do të mbetet edhe më tej pjesë e kampionatit elitarë në vendin tonë, edhe pse ende nuk dihet emri i skuadrës së tij të re.

Gjithçka pritet të zbulohet gjatë ditës së hënë, kur Asani edhe përfundimisht do të bëjë publike emrin e skuadrës ku do të luaj gjatë sezonit 2017/2018.

Asani te Shkupi erdhi në formë huazimi nga rradhët e kampionëve në fuqi të Vardarit, me të cilën skuadër këtë verë i përfundoi kontrata.

Ai me fanellën e FC Shkupit zhvilloi 13 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Leave a Reply