Flamurtari i Prishtinës miqësore me Renovën, Shkupin dhe Rabotniçkin

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, pjesë e së cilës në sezonin e ri do të jetë edhe portieri shkupjan, Krenar Ramadani, aktualisht po kryen fazën e dytë të përgatitjeve në Mavrovë.

Por krahas përgatitjeve dhe përforcimeve, Flamurtari është duke punuar lidhur edhe me ndeshjet kontrolluese që do ti zhvillojë kjo skuadër në vendin tonë.

Ndeshjen e parë Flamurtari i Prishtinës do ta zhvillojë të premten (28 korrik) me fillim në ora 18:00 në Shkup ndaj Rabotniçkit.

Dy ditë më vonë, në Mavrovë Flamurtari i Prishtinës do të përballet me FC Shkupin, ndërsa miqësoren e fundit në Maqedoni kjo skuadër do ta zhvillojë me datë 02 gusht kundër Renovës.

Leave a Reply