Edhe një goditje tjetër milaneze për Bajernin (VIDEO)

Skuadra e Interit ka mundur me rezultatin 2:0 Bajernin e Munihut në kuadër të turneut “International Champions Cup”, ndeshje kjo që u zhvillua në Singapur.

Eder realizoi të dy golat me kokë për “zikaltërit” (9 и 30), duke i shkaktuar kështu disfatën e dytë skuadrës gjermane nga një skuadër milaneze në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Para disa ditëve “bavarezët” pësuan disfatë nga Milani me rezultatin 4:0.

Leave a Reply