Ndeshja Trakai – Shkëndija mund të ndiqet vetëm me parapagesë

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin live përmes TV apo internetit ndeshjen e turit të tretë eliminatorë të Liga Europa, midis Trakait dhe Shkëndijës, një gjë të tillë do të mund të bëjnë vetëm nëse paguajnë.

Ashtu si në pjesën më të madhe të vendeve europiane edhe skuadra nga Lituania, Trakai, kërkon parapagesë. Kësisoj si bartës të të drejtave për ndeshjen e parë, nga FK Trakai nuk lejojnë realizimin e streamingut nga ana e KF Shkëndijës, duke mbrojtur kështu përfitimin e tyre nga transmetimi me parapagesë.

Bartësi i të drejtave mundëson të ndiqet ndeshja Trakai-Shkëndija direkt me parapagesë (subscription) prej 5,90 EUR në linkun:  Stream HD | Trakai vs Shkëndija

(pasi të hapet linku jepen sqarime për mënyrën e pagesës dhe regjistrimit për të ndjekur ndeshjen)

Leave a Reply