Hasani: Besojmë në rezultat pozitiv ndaj Trakai

Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani – Buba, si gjithnjë modest dhe i matur në deklaratat e tij para ndeshjeve evropiane. I tillë ishte edhe në konferencën zyrtare para ndeshjes së turit të tretë eliminatorë ndaj lituanezëve të Trakai, ndaj së cilës skuadër beson të marrin një rezultat pozitiv për të kaluar në fazën e “play-off”, njëjtë sikurse edhe edicionin e kaluar.

“Kemi respekt maksimal për Trakain. Normal ata nuk janë rastësisht në raundin e tretë, ndoshta bëhet fjalë për ekip më të fortë se dy parapraket që kishim. Jemi të përatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Do të hyjmë me koncentrim maksimal, të plotësojmë detyrat që do të na japë stafi teknik dhe besoj se do të marrim rezultat pozitiv për të kaluar në play-off”, – u shpreh kapiteni Buba Hasani.

Ndeshja ndërmjte Trakai dhe Shkëndijës zhvillohet në stadiumin “LFF” në Vilnius me fillim në ora 18:30 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri irlandez, Nil Dojll.

Leave a Reply