Lihtshajner i Juves vazhdon karrierën në Francë

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Stefan Lihtshajner është shumë pranë transferimit te skuadra franceze e Nicës. Zvicerani është dakorduar për kushtet e tij personale me skuadrën franceze, ndërsa kjo marrëveshje do të bëhet realitet vetëm pasi “biankonerët” të gjejnë zëvendësuesin e tij.

Në çdo moment në Torino pritet të arrijë mbrojtësi i krahut të djathtë të Valencias, Zhoao Kanselo. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, disa ditë me rradhë po negociojnë me homologët e tyre të Valencias për angazhimin e Kanselo, për shërbimet e të cilit kanë ofruar një shumë prej 17  milion euro, plus Mario Leminan.

Nëse transferimi i Kanselos te Juve bëhet fakt, Lihtshajner do të firmos me Nicën. Ai me skuadrën franceze pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Leave a Reply