Rabotniçki godet në merkato, përforcon sulmin

Skuadra e Rabotniçkit ka sjellë një emër të ri në rradhët e veta në prag të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit vendor. “Romantikët” kanë vendosur të përforcojnë repartin e sulmit, duke angazhuar sulmuesin e ri të talentuar, Bojan Miovski, i cili vjen nga rradhët e Bregallnicës së Shtipit.

Duke pasur parasysh moshën dhe potencialin që ka ky futbollistë, drejtuesit e skuadrës shkupjane, shpresojnë që Miovski të tregoj cilësitë e tij edhe me fanellën e Rabotniçkit në ndeshjet kampionale, ku sërish kjo skuadër do të luftojë për 4vendet e para në tabelën e klasifikimit.

Rabotniçki sezonin 2017/2018 do ta hap si vendas përballë Renovës, ndeshje kjo që në program është me datë 13 gusht.

Leave a Reply