Hamdi Salihi nuk haron zanatin e vjetër, shënimin e golave! (VIDEO)

Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi nuk e harron dot zanatin e vjeër, shënimin e golave. Edhe pse 33-vjeçar, Salihi edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e tij të larta prej sulmuesi të spikatur, duke shënuar dy gola në fitoren 3:2 të skuadrës së tij Viener Nojshtadt në transfertën ndaj Austria Lustenau.

Salihi golin e tij të parë e realizoi në minutën e 11-të, duke iu kundërpërgjigjur golit të vendasve të shënuar përmes Lukas Barbosa në minutën e 6-të nga pika e bardhë, nga e cila sulmuesi shkodran në minutën e 25-të shënoi edhe golin e dytë personal, duke kaluar në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje skuadrën e tij.

Me shifrat 1:2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shtuan edhe nga një gol tjetër. Fillimisht Hager në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë për Nojshtadt, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Asutria Lustenau 2, Viener Nojshtadt 3, e vendosi Ronivaldo me golin e realizuar në minutën e 79-të.

Falë kësaj dopiete ish-bomberi i Kombëtares shqiptare arriti në kuotën e 3 golave të shënuar gjatë këtij edicioni me fanellën e Nojshtadt, skuadër kjo që pas 3 xhirove të para ka tubuar 9 pikë, duke kryesuar tabelën e klasifikimit në Ligën e Parë Austriake.

Leave a Reply