Elmas të hënën do të debutojë me Fenerbahçen

Reprezentuesi i Maqedonisë, Elif Elmas të hënën do të debutojë me fanellën e Fenerbahçes. Kështu kanë paralajmruar mediat turke, me të riun Elmas që do ta luaj ndeshjen e parë, ku Fenerbahçe do të zhvillojë miqësore me skuadrën italiane Kaljari.

Mediat turke thonë se pritet trajneri Ajkut Koçaman do t’i jep shans të riut nga Maqedonia për ta luajtur ndeshjen e parë me gjigandët e Turqisë.

Gjithsesi, për Elmasin, UEFA ende nuk ka dhënë dritë jeshile për t’u regjistruar si futbollist i Fenerbahçes për shkak moshës së re (17 vjeçar), ndërsa deri më tani është stërvitur me ekipin e parë.

Elmas në janar do të jetë i gatshëm që të luaj me Fenerbahçen në kampionat, pasi me 24 shtator do t’i mbush 18 vjet.

Leave a Reply