Zaev: Janë krijuar të gjitha kushtet, spektakli mund të fillojë

Me ftesë të Federatës evropiane të futbollit (UEFA), kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në solemnitetin për të ftuar të lartë, me rastin e mbajtjes së spektaklit të futbollit në Shkup, finalen e UEFA Super Kupës.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në pritjen për mirëseardhje të ftuarve, ndaloi në biseda të shkurtra me funksionarët udhëheqës të dy federatave të futbollit, atij evropian (UEFA) dhe botëror (FIFA), si dhe me anëtarët e shtabeve drejtuese dhe profesioniste të dy klubeve pjesëmarrëse në UEFA Superkupën, Mançester Junajted dhe Real Madrid.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu bindje se janë krijuar të gjitha kushtet që kjo ngjarje e madhe sportive të mbahet në atmosferë më të mirë dhe se Republika e Maqedonisë dhe Shkupi si nikoqirë, do t’i justifikojnë besimin dhe pritjet dhe se e meritojnë vëmendjen  e botës, e cila sot dhe nesër është kthyer drejt matësit sportiv të forcave të yjeve të futbollit nga Mançester Junajted dhe Real Madrid”, qëndron në kumtesë.

Kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, siç thekson, i është falenderuar kryeministrit Zaev dhe Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e plotë në organizim të finales së Super Kupës që për herë të parë do të zhvillohet në vendin tonë.

Super përballja Real Madrid – Mançester Junajted në “Telekom Arena” starton në ora 20:45.

Leave a Reply