Arda Turan mund të rikthehet te Atletiko Madridi

Arda Turan mund të largohet nga rradhët e Barcelonës dhe të rikthehet te Atletiko Madridi, shkruajnë mediat në Spanjë. Mirëpo që të realizohet një gjë e tillë, futbollisti turk do të duhet të pres deri janarin e vitit 2018-të, kur “jorganxhinjët” sërish mund të transferojnë futbollistë të rinj.

Arda Turan nuk ndjeheshe mirë te Barcelonan nën drejtimin e Luis Enrikes, ndërsa edhe tashmë nën drejtimin e Ernesto Valverde, situata është e njëjtë.

Futbollisti turk pjesë e Atletiko Madridit ishte në periudhën 2011-2015.

Mesfushori ofenziv turk gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrën e Galatasarajit, ndërsa në 97 ndeshje me fanellën e Kombëtares turke, ai ka realizuar 17 gola.

 

Leave a Reply