Zhuni shënon edhe golin e dytë ndaj A. Pandev (VIDEO)

Shkëndija falë golit të shënuar nga braziliani Stenio Zhunior në minutën e 30-të ka kaluar në epërsi prej 2:0 në përballjen e vetme të javës së tretë në elitën e futbollit vendor, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Alimi mjaft bukur pasoi në të djathtë për Todorovskin, i cili si me dorë gjeti në shtyllën e dytë brazilianin Zhunior, i cili nuk e pati të vështirë për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Vujanac.

 

Leave a Reply