Çembërlejn zgjedh Liverpullin dhe trajnerin Klop

Drejtuesit e Liverpullit dhe Arsenalit kanë arritur marrëveshje për transferimin e Aleks Okslejd-Çembrlejn, njofton “Daily Mirror”, përcjellë “infOSport.mk”.

Liverpulli për shërbimet e reprezentuesit anglez do të duhet ti paguaj Arsenalit plotë 40 milion sterlina. Me shumë gjasa mesfushori anglez nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të kombëtares angleze drejt Maltës, për të finalizuar transferimin e tij në “Enfilld Roud”.

Para disa orëve edhe zyrtarisht u bë e ditur se Çembërlejn ka refuzuar ofertën e Çelzit, pasi dëshira e tij është që të punojë me Jurgen Klop. Kjo marrëveshje duhet të kryhet deri ditën e nesërme, atëherë kur edhe në mesnatë mbyllet merkatoja verore.

Leave a Reply