“Makedonski sport” sërish provokon shqiptarët (FOTO)

Asnjëherë nuk do të shfaroset mostoleranca ndëretnike deri sa mediumet në mundësinë më të vogël shfaqin shenja provokimi. Është gazeta e vetme sportive në vend “Makedonski Sport” që ka bërë provokimin e radhës, ku në ballinë të datës së sotme ka nxjerrë tre futbollistët shqiptarë  Enis Bardhin, Ezgjan Alioskin dhe Visar Musliun që janë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë përballë Andi Lilës të Kombëtares së Shqipërisë,me një përshkrim që në gjuhën shqipe i bie “Kështu vdiset për Maqedoninë” (që ka kuptimin se jep shpirtin në fushë), njofton infosport.

Me një gjest të tillë e përditshmja ka bërë një provokim për të gjithë shqiptarët, duke marrë parasysh se në ndeshjen ndaj Izraelit të luajtur 3 ditë më herët se me Shqipërinë, Maqedonia regjistroi fitore si mysafire, ndërsa poashtu futbollistët shqiptarë që janë pjesë e përfaqësueses ishin më të mirët në terren, por nuk figuruan në ballinë dhe nuk u thurrën me lavdërata. Mirëpo për ndeshjen ndaj Kombëtares shqiptare, gazeta në fjalë shfrytëzoi sërish rastin që t’i vijë përballë futbollistët shqiptarë njëri me tjetrin dhe të ngritë tensione me një provikim të thellë në prapavijë.

Gjithsesi ky nuk është rasti i parë që “Makedonski sport” vepron në kësi llojë mënyre, kujtojmë edhe rastin me titullin “Stavrer ti je refer i mirë”, ku për herë të parë në po këtë gazetë shkruhet në gjuhën shqipe, vetëm e vetëm për të provokuar sërish shqiptarët. Kujtojmë që rasti në fjalë ka të bëjë pas ndeshjes Shkëndija-Vardari të luajtur në stadiumin e Çairit dy vite më pare, kur tetovarët fituan me rezultat 3:0 në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. /“InfOSport.mk”


Leave a Reply