Spanjë-Shqipëri, mund të ndiqet për 20 euro

Në fillim të muajit tetor Shqipërinë e presin dy super ndeshje. Fillimisht më datë 06 tetor Kkombëtarja “kuq e zi” do të luaj në transfertë ndaj Spanjës, teksa tre ditë më vonë në “Loro Boriçi” do të përballet me Italinë.

Federata Spanjolle e Futbollit tashmë ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjet e 06 tetorit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “José Rico Pérez” në Alikante.

Çmimet janë normale, nga 20 deri në 60 euro, që është edhe bileta më e shtrenjtë, në një stadium me thuajse 30 mijë vende. Biletat mund të blihen online, por edhe ditën e zhvillimit të  ndeshjes pranë stadiumit.

Interesimi nuk do të jetë maksimal, pasi nuk parashikohen më shumë se 20-23 mijë tifozë, duke parë edhe ndeshjet e tjera shtëpiake të Spanjës, që në asnjë ndeshje nuk i ka mbushur plot stadiumet, duke shitur vetëm 75-80% të biletave.

Leave a Reply