Bardhi – Ivi në stilin Nejmar – Kavani luftojnë se kush do godas goditjen e lirë! (VIDEO)

Ylli i ri i Levantes, Enis Bardhi nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari gjatë këtij sezoni në La Liga. Futbollisti shkupjan mbrëmë ka shënuar një tjetër super gol, kësaj rradhe ndaj Real Sociedadit dhe sërish nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë për të ekzekutuar këtë goditje Bardhi u desh fillimisht të “luftojë” me shokun e tij të skuadrës, Ivi, i cili gjithashtu dëshironte të godas gjuajtjen e dënimit.

Episodi ishte shumë i ngjashëm me atë të para disa ditëve Nejmar-Kavani, por në këtë rast ai që kishte të drejtë ishte Bardhi, pasi goditja e tij përfundoi në trekëndëshin e portierit të Real Sociedad, Rulli.

Për Enis Bardhin ishte ky goli i tij i tretë në 4 ndeshje të zhvilluara në La Liga, pas atyre ndaj Deportivo Lakorunjës dhe Valencias.

Leave a Reply