Ronaldon e pret një tjetër dënim!?

Kristiano Ronaldo u rikthye në formacionin e Realit të Madridit ndaj Betisit, pas pezullimit të tij prej 5 ndeshjeve, por mund ta shohë veten shumë shpejt sërish në telashe me drejtësinë sportive.

Sulmuesi portugez luajti ndeshjen e parë këtë sezon në La Liga, pas dënimit për shtyrjen e arbitrit në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës.

Rikthimi i tij pritej me shumë bujë nga ana e tifozëve “madrilen”, por nuk doli të jetë i tillë, pasi Reali i Madridit pësoi nga Betisi në ndeshjen e javës së 5-të, duke konfirmuar krizën nëpër të cilën po kalon.

Ylli portugez tentoi 8 herë të godiste portën nga gjithsej 27 tentativat e Realit për të gjetur rrjetën e Adam, por pa e gjetur dot rrugën e golit. Por problemi i vërtetë i luzitanit në këto momente nuk është forma, por diçka tjetër: Gjatë pjesës së dytë, ai humbi kontrollin e topit, teksa ishte duke vrapuar drejt Manusë, ndërsa futbollisti i Betisit rrëshqiti, takat e Ronaldos shkelën mbi të.

Mediat katalanase janë tërbuar: “A ishte i qëllimshëm ky veprim i portugezit?” pyeste “Sport”, duke kërkuar diçka më tepër nga arbitri, por pse jo edhe nga drejtësia sportive: “Sulmuesi nuk u ndëshkua as më një karton të verdhë, por meritonte më shumë”.

Leave a Reply