Suat Zendeli emërohet drejtor sportiv i FC Shkupit

Portieri dhe kapiteni aktual i FC Shkupit, Suat Zendeli është emëruar drejtor sportiv i skuadrës nga Çairi. Edhe pse nuk ka patur ndonjë prezantim zyrtar të kësaj lëvizje, vendimi nënkuptohet nga deklarata e presidentit të klubit Omer Bunjaku të dhënë për ueb faqen zyrtare të FC Shkupit.

Duke folur për ecurinë e kënaqshme të skuadrës në 8 xhirot paraprake të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dhe 1/16 të Kupës, numri një i “pëllumbave” vlerëson punën e bërë, ndërsa potencon kruciale punën e trajnerit Ardian Nuhiu dhe kapitenit Suad Zendeli. Pikërisht këtë të fundit në dy raste e quan drejtor sportiv të klubit që në një mënyrë zyrtarizon këtë lëvizje.

Padyshim se emërimi i Suad Zendelit si drejtor sportiv paralel me pozitën e kapitenit është hap i mençur i FC Shkupit, pasi që bëhet fjalë për figurë emblamtike të skuadrës shkupjane.

Leave a Reply