Flamur Tairi mendon për fitoren e Strugës ndaj Teteksit

Struga Trim Lum vazhdon serialin e rezultateve pozitive në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane në ndeshjen e javës së 6-të në teren vendas mundi Teteksin me rezultat minimal 1:0.

Futbollistët strugan që nga fillimi i vërsulën në sulm në kërkim të golit të epërsisë, mirëpo edhe përkundër rasteve të krijuara dhe dëshirës së madhe për të shënuar në rrjetën e mysafirëve nga Tetova, pjesa e parë u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

Megjithatë vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë, kapiteni Flamur Tairi arriti që të kalojë në epërsi FC Strugën. Ky gol solli shumë gëzim në mesin e struganëve, ndërsa në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Struga Trim Lum që tashmë me 12 pikë të tubuara renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Vëllazërimit që ka një pikë më shumë.

Në anën tjetër Teteksi me 6 pikë të grumbulluara pozicionohet në vendin e 6-të.

Leave a Reply