Iu kthye gjuha, mjeku i Flamurtarit i shpëton jetën mesfushorit Muhamed Useini

Përplasja e minutës së 20-të e mesfushorit të Flamurtarit, Muhamed Useini me Aleksin e Luftëtarit në ndeshjen e djeshme të javës së katërt në Superligën shqiptare mund të rezultonte fatale për tetovarin.

Edhe pse ndoshta nga tifozët në stadium nuk u vërejt dhe nuk iu dha shumë rëndësi atij momenti dhe përplasjeje mes Useinit dhe Aleksit, numri 22 i skuadrës vlonjate kishte qenë në rrezik jete, pasi atij iu ishte kthyer gjuha.

Ka qenë vetë mjeku i skuadrës së Flamurtarit, Ardian Luka, ai  i cili i ka tërhequr gjuhën lartë, duke i shpëtuar jetën mesfushorit tetovar.

“Useini humbi ndjenjat, i iku gjuha poshtë. Ishte një rast i rëndë, por ndërhymë në kohë. Nuk kishte koshiencë në ato momente dhe shkuam në spital. Tani lojtari është në gjendje të mirë.” – kishte thënë mjeku i skuadrës, transmeton “VipSport”.

Useini në spital kishte qëndruar për pak orë, ku mjekët kishin intevernuar duke i qepur atij mjekërën pas goditjes së fortë që kishte pasur me futbollistin kundërshtarë të Luftëtarit, Aleks.

Gjendja e Metit tashmë është stabile dhe ai ndihet mirë. Ndryshe ndeshja midis Flamurtarit dhe Luftëtarit në fund nuk njohu fitues, pasi u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

Leave a Reply