Skandal te Kosova, Avdijaj braktisi skuadrën pak para ndeshjes me Ukrainën

Ish ylli i Shallkes, Dionis Avdiaj ka bërë një gjest shumë të ulët, duke braktisur skuadrën përfaqësuese të Kosovës pak orë para ndeshjes eliminatore ndaj Ukrainës që në këto momente po zhvillohet në Shkodër.

Një gjë të tillë ka pohuar “Indeksonline”, sipas të cilit portal Avdijaj është larguar nga ekipi në shenjë proteste pasi nuk e ka parë veten titullar.

Pasi trajneri Bunjaki ka bërë publik formacionin ndaj Ukrainës në dhomat e xhveshjes, Avdiaj është larguar drejt Kosovës.

Leave a Reply