Ylli i Realit i zemëruar me Zidan! Dua të largohem sa më parë nga Reali

Futbollisti i  Realit të Madridit, Lukas Vazkez është tepër i hidhëruar me trajnerin Zinedin Zidan, i cili nuk po i jepshumë hapësira talentit spanjoll.

“Zidan më ka mashtruar” – ka pohuar Vaskez, i cili sa më parë kërkon një transferim, me qëllim që të jetë pjesë e kombinacioneve të trajnerit Julen Lopetegi, për paraqitje në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

“Diario Gol” shkruan se ai deri më tani ka dëshmuar se është një punëtor i madh në teren, dhe se nuk dëshiron më të vuaj me faktin e të qenurit rezervë.

Zidan i premtoi më shumë hapësirë Vaskezit gjatë verës së shkuar, sidomos pas largimit të Alvaro Morata dhe Hames Rodrigez, mirëpo gjatë këtij edicioni ai më shumë po kalon kohë në bankinë se në fushë.

Më shumë hapësira në sulmin e “mbretërve” kur mungon ndonjëri prej treshes së famshme “BBC” po marrin Marko Asensio dhe Isko, ashtu që është më se e qartë se Vaskez që në merkaton e janart do të kërkoj një skuadër të re.

Leave a Reply