Godet KB Shkupi, transferon amerikanin Ty Harris

Klubi i Basketbollit KB Shkupi që për herë të parë në historikun e saj do të garojë në elitën e basketbollit vendor gjatë ditës së sotme ka arritur që të bëjë edhe transferimin e parë në prag të ndeshjes debutuese me Pelisterin në Manastir, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi ka arritur kontratë një vjeçare me amerikanin Ty Harris, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së MAS Fez nga Maroko. Basketbollisti nga Luiziana nuk është i panjohur për basketbollin në Maqedoni, pasi i njëjti gjatë sezonit 2015-2016 ishte pjesë e skuadrës së Best Gevgelija.

Ai luan në pozitat 1 dhe 2 dhe pritet të jetë një përfocim i qëlluar nga ana e drejtuesve të KB Shkupit, që në debutimin e tyre në mesin e më të mirëve në basketbollin vendor dëshirojnë të luajnë një rol të rëndësishëm dhe jo rolin e autsajderit.

Për këtë qëllim ata janë në bisedime edhe me një basketbollist tjetër amerikan, Xheson Nvisieni, i cili gjithashtu është shumë pranë marrëveshjes me klubin “bardhekaltër”.

Rikujtojmë KB Shkupi gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e basketbollit vendor kundër Pelisterit në Manastir, ndeshje kjo që starton në ora 16:30.

 

Leave a Reply