Dinamo Zagrebi uron Arijan Ademin (VIDEO)

Arijan Ademi mbrëmë bëri një rikthim të bujshëm në fushat e futbollit pas pezullimit dy vjeçar për shkak dopingut, duke shënuar gol në ndeshjen e tij të parë pas plotë 820 ditëve, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Tetova realizoi gol me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen  ndaj Lihtenshtejnit, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Ademi realizoi golin e katërt dhe të fundit për Maqedoninë në fitoren 4:0, edhe atë vetëm pas 4 minutave e 10 sekondave lojë në fushën e blertë, pasi zëvendësoi kapitenin Goran Pandev në minutën e 64-të, të ndeshjes.

SUPER GOLI I ARIJAN ADEMIT NDAJ LIHTENSHTEJNITMAQEDONIA – LIHTENSHTEJNI 4:0(A. Ademi 68')

Публикувахте от infosport.mk в 9 октомври 2017 г.

Këtë rikthim të bujshëm me gol të shënuar e kanë përshëndetur edhe nga klubi i tij aktual, Dinamo Zagreb, me të cilët pritet të debutojë gjithashtu në ndeshjen e 14 tetorit kundër Osijekut të Muzafer Ejupit dhe Eros Grezdës. Ata në profilin zyrtarë në “Tëitter” kishin shkruar: “Ademi u rikthye  me stil! Shënoi gol me fanellën e Maqedonisë për rezultatin përfndimtarë 4:0 ndaj Lihtenshtejnit ⚽️💪🏻🎉👏🏻⚽️💙 #DZG #WCQ2018”

Leave a Reply