Skënderbeu shumë bindës ndaj Lushnjës (VIDEO)

Skënderbeu ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të javës së 6-të, duke thyer Lushnjën me rezultatin 4:1. Afrim Taku me dy gola të shënuar doli të jetë figura qendrore, ndërsa nga një gol për korçarët realizuan Soue dhe Xhejms.

Në anën tjetër golin e nderit për Lushnjën e realizoi, Sefa, kur përkohësisht gjatë pjesës së parë arriti që të barazojë shifrat.

Skënderbeu-Lushnja (Përmbledhje)

Skënderbeu-Lushnja (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 15 октомври 2017 г.

Falë kësaj fitore Skënderbeu arriti në kuotën e 16 pikëve, duke krijuar një epërsi prej +6 pikëve ndaj Kukësit, që ndeshjen e saj të javës së 6-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Teutës.

Partizani në teren vendas do të mirëpret Luftëtarin, duke shpresuar në fitoren e dytë, pas asaj ndaj skuadrës durrsake të Teutës, Laçi do të mirëpret Flamurtarin e Pollozhanit dhe Useinit, teksa Kamza e Demir Imerit në teren vendas do të ndajë mejdanin me Vllazninë e Shkodrës.

Superliga shqiptare, Java VI:

Kamza 16.10. 14:00 Vllaznia
Kukësi 16.10. 14:00 Teuta
Laçi 16.10. 14:00 Flamurtari
Partizani 16.10. 17:00 Luftëtari

Leave a Reply