Besart Berisha gjen golin e parë sezonal në Australi (VIDEO)

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka gjetur golin e parë të sezonit në kampionatin elitar të Australisë. Berisha me Melburnin ka shënuar në barazimin 2;2 ndaj Adelaida Junajted, të luajtur në kuadër të xhiros së 3-të në elitën australiane.

Berisha zhbllokoi shifrat e takimit duke shënuar në minutën e 13-të dhe epërsi të Melburnit 1:0, ndërsa Lia për Junajtedin shënoi dy golat, ku fare në fund iu desh Austinit që të merr një pikë të vlefshme te parë në këtë sezon për Melburnin.

Kujtojmë që Berisha sezonin e kaluar e mbylli si golashënuesi më i mirë në Australi.

Leave a Reply