Zhunior mungon ndaj FC Shkupit

Braziliani Stenio Zhunior nuk do të jetë në disponim të trajnerit Qatip Osmani për ndeshjen e së dielës kundër FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Braziliani u lëndua në sfidën e fundjavës me Vardarin në kampionat dhe përkundër faktit se në moment të parë nuk u duk diçka serioze, gjithsesi ndjeu shqetësim në kofshën e muskulit të pasëm të këmbës së majtë, ndërsa stafi mjekësor i Shkëndijës vendosi të mos rrezikojë. Ata pas kontrolleve të bëra kanë konstatuar zgjatje të muskulit i cili do të kërkojë kohë për rikuperim.

Të shtunën braziliani do tu nënshtrohet ekzaminimeve plotësusese, por sipas parashikimeve ky lëndim kërkon pushim prej 1 deri në 2 javë që nënkupton se Zhunior përveç që do të humbë ndeshjen e së dielës me Shkupin në Tetovë, ai do të mungojë edhe në ndeshjen e 25 tetorit kundër Akademia Pandev në Strumicë.

Leave a Reply