Goditi portierin e Lionit, Evertoni ia ndalon përjetësisht prezencëën në stadium (VIDEO)

Drejtuesit e skuadrës angleze të Evertonit nuk kanë humbur shumë kohë, por kanë nisur direkt evidentimin e tifozëve që u përfshinë në skenat e sherrit gjatë sfidës së djeshme për grupet e Liga Europa.

Pas një konflikti të momentit mes futbollistëve kundërshtarë, tifozët anglezë nuk ngurruan të godisnin futbollistët e skuadrës franceze.

Klubi i Evertonit ka bërë me dije se ka evidentuar edhe tifozin që goditi me grusht portierin e Lionit, Antoni  Llopez, pikërisht personin që mbante dhe një fëmijë në krah.

Tifozi në fjalë është përjashtuar përjetë nga stadiumi dhe nuk do të mund të ndjek asnjë ndeshje të skuadrës së tij të zemrës në stadiumin “Gudison Park”.

Një gjest ky për tu përshëndetur nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Premierliga, dhe njëkohësisht model edhe për skuadrat kosovare të futbollit se si duhet vepruar me tifozët e tyre që sulmojnë futbollistët brenda fushës, siç ishre rasti në ndeshjen e së premtes kur një tifoz i Flamurtarit të Prishtinës me shufër metalike goditi dy futbollistë të Vëllaznimit të Gjakovës.

Leave a Reply